Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur të ndalojë importin e shpendëve të prekur nga pseudopesti dhe të derrave të butë e të egër të prekur nga murtaja afrikane.
Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, ndalohet importi i shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve, mishit të freskët dhe materialit biologjik të pashoqëruar me test PCR të kryer brenda 14 ditëve të fundit.
Ndalimi prek importet nga shtete si Bullgaria dhe Polonia për rastet e pseudopestit, si dhe nga Estonia, Letonia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Moldavia për murtajën afrikane të derrave.
MBZHR bën të ditur se importet lejohen vetëm nga zona dhe stabilimente ku nuk është raportuar sëmundja për 12 muajt e fundit.
