Një aksident ajror ka ndodhur të enjten në Misuri, SHBA, kur një helikopter u rrëzua mbi një varkë në lumin Misisipi pranë qytetit Alton.
Sipas raporteve fillestare, helikopteri goditi linjat e energjisë mbi lumë përpara se të përplasej me varkën, e cila më pas u përfshi nga flakët.
Mediat lokale bëjnë të ditur se dy persona në bordin e helikopterit kanë humbur jetën, ndërsa personat në varkë shpëtuan pa lëndime. Autoritetet e Misurit dhe Illinois po hetojnë shkaqet e aksidentit.
