Kryetari i bashkisë së Villeneuve-de-Marc në Francë, Gilles Dussault, është plagosur rëndë pas një sulmi në rrugë mbrëmjen e djeshme, ndërsa po ecte me djalin e tij 28-vjeçar.
Sipas “France Today”, 60-vjeçari u godit në gjoks me një “objekt të papërcaktuar” nga një banor i zonës, ndërsa djali pësoi lëndime të lehta. Sulmuesi u largua nga vendngjarja dhe më pas u përplas me një mur me makinën e tij. Ai është ende në kërkim nga policia, ndërsa prokuroria ka hapur hetim për vrasje në tentativë.
Gjendja shëndetësore e kryebashkiakut, i shtruar në spital në gjendje të rëndë, po përmirësohet ngadalë. Presidenti Emmanuel Macron reagoi duke e dënuar sulmin: “Kur sulmohet një përfaqësues i zgjedhur, është i gjithë Kombi që e mbështet atë”.
