
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pasditen e së martës në fshatin turistik të Dhërmiut, duke përfshirë një sipërfaqe pranë varrezave të zonës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, ndërsa banesat pranë rrezikohen, duke krijuar shqetësim te banorët.
Autoritetet vendore dhe shërbimi zjarrfikës janë vënë menjëherë në dijeni dhe kanë ndërhyrë për kontrollin e situatës.
Fillimisht u raportua për shuarjen e vatrës, por më vonë zjarri u riaktivizua në faqen e malit, duke detyruar angazhimin e ekipeve shtesë.
Ndërkohë, ndërhyrje nga ajri me helikopterët “Blackhawk” ka ndihmuar për vendosjen nën kontroll të flakëve në Cerkovicë dhe Dhivër të Finiqit, ku situata ishte gjithashtu alarmante.