Rrëzohet helikopteri ushtarak në Gana, vdesin dy ministra dhe gjashtë zyrtarë të tjerë – vendi në zi kombëtare

Një helikopter ushtarak Z-9 është rrëzuar tragjikisht në rajonin Ashanti, në jug të Ganës, duke shkaktuar vdekjen e 8 personave në bord, përfshirë dy ministra të kabinetit qeveritar.

Aksidenti ndodhi pak minuta pas ngritjes nga kryeqyteti Accra, gjatë udhëtimit drejt qytetit Obuasi, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta dhe janë objekt hetimi intensiv.

Mes viktimave janë:

  • Edward Omane Boama, Ministër i Mbrojtjes
  • Ibrahim Murtala Mohammed, Ministër i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë
  • Alhaji Muniru Mohammed, zv/Koordinatori i Sigurisë Kombëtare
  • Samuel Sarpong, ish-ministër i Bujqësisë
  • Samuel Aboajye, nënkryetar i NDC-së dhe ish-kandidat parlamentar
  • si dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Shefi i Shtabit të Presidentit John Mahama, Julius Debra, deklaroi në një konferencë për shtyp:

“Është një tragjedi kombëtare. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë në të gjithë vendin.”

Autoritetet e aviacionit ushtarak kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit që tronditi vendin dhe gjithë rajonin.