Shkodër/ Asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis, sekuestrohen 320 kg në tharje në operacionin “Koordinata”

Shkodër

Policia e Shkodrës ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit antidrogë të koduar “Koordinata”, duke goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike në zona të thella malore të qarkut.

Gjatë kontrolleve intensive në terren, janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 16,755 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa dhe janë sekuestruar 320 kilogramë degë me boçe kanabisi, që ndodheshin në proces tharjeje.

Sipas të dhënave zyrtare:

  • Në njësitë administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh, u gjetën dhe u shkatërruan 15,852 bimë kanabis, ndërsa u sekuestruan 320 kg lëndë narkotike.
  • Në Kastrat, Malësi e Madhe, u asgjësuan 429 bimë.
  • Në Shllak dhe Temal, Vau i Dejës, u gjetën dhe asgjësuan 474 bimë.

Pavarësisht sasisë së konsiderueshme të drogës, autorët ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për kapjen e përgjegjësve dhe shkatërrimin e rrjeteve të kultivimit.

Policia e Shkodrës thekson se operacioni “Koordinata” do të vijojë me intensitet të lartë, në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të luftës kundër veprimtarive të paligjshme të kultivimit të narkotikëve