Lezhë/ Aksident mes tre makinave në orët e para, një i plagosur dërgohet në Traumë

Lezhë

Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:00, në aksin Lezhë–Fushë Milot, pranë kryqëzimit të Treshit.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi R. N., i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kujdes të shtuar në orët e natës dhe mëngjesit.