
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë tre shtetas për vepra të ndryshme penale, gjatë kontrolleve të fundit të zhvilluara në territorin e qarkut.
- S. H., banues në Fier, u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve, pasi u kap jashtë banese, në kundërshtim me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
- N. B., 53 vjeç, banues në Lushnjë, u arrestua nga qarkullimi rrugor, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin L. G., 36 vjeç. Fatmirësisht, nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.
- E. K., 40 vjeç, banues në Plug, u arrestua pasi në fshatin Plug përplasi me automjet këmbësorin M. F., 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale për të tre rastet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Policia apelon për respektimin e masave të sigurisë dhe rregullave të qarkullimit rrugor, për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve