Dibër/ Arrestohet efektivi i policisë pas konfliktit fizik me qytetarin në kufirin e Bllatës

Dibër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë V. A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese në Policinë Kufitare Dibër.

Sipas njoftimit zyrtar, efektivi akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerje veprimesh arbitrare”, pas një konflikti fizik me qytetarin F. K., banues në Dibër. Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht, rreth orës 01:30 të mëngjesit, në pikën kufitare të Bllatës.

Pas veprimeve hetimore të kryera dhe mbledhjes së provave, AMP vendosi ndalimin e punonjësit të policisë dhe referimin e materialeve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për vijimin e procedurës ligjore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson angazhimin e saj për të hetuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të ligjit nga strukturat e rendit, dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi apo sjelljeje të paligjshme.