
Një udhëzim i ri i publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon subvencion shtetëror për ujin e pijshëm, në ndihmë të kategorive sociale më në nevojë. Përfituesit do të mbështeten me deri në 5 metra kub ujë në muaj, si dhe për tarifat fikse të kanalizimeve dhe shërbimet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane.
Kategoritë përfituese janë:
- Familjet që marrin ndihmë ekonomike
- Personat me aftësi të kufizuara
- Pensionistët me të ardhura të pamjaftueshme
- Individët pa mbështetje familjare apo sociale
Subvencioni do të shpërndahet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) dhe synon të lehtësojë barrën ekonomike të këtyre kategorive, duke kompensuar koston e ujit të pijshëm dhe shërbimeve të lidhura.
Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është pjesë e politikave sociale për mbështetjen e shtresave më të varfra në kuadër të buxhetit të vitit 2025.