31 korriku, afati i fundit për lirimin vullnetar pranë akseve kombëtare – Ndërhyn IKMT, gjoba dhe kallëzime penale

31 korriku është afati i fundit për bizneset dhe subjektet private që të lirojnë vullnetarisht hapësirat pranë akseve kombëtare, duke respektuar distancën ligjore prej 20 metrash nga kanalet e rrugës.

Qeveria dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kanë paralajmëruar se nga 1 gushti do të nisë ndërhyrja direkte me masa ndëshkuese, përfshirë gjoba dhe deri në kallëzim penal, për subjektet që nuk zbatojnë urdhrin.

Subjektet janë njoftuar paraprakisht për detyrimin ligjor që kanë në lidhje me hapësirat e sigurisë rrugore, të cilat nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime private apo tregtare.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se aksioni do të jetë i vendosur dhe do të fillojë nga ata që refuzojnë lirimin e hapësirave edhe pas paralajmërimeve të përsëritura.