Tërmeti 8.8 ballë në Rusi! Paralajmërim për cunami në Paqësor, Trump thirrje për gatishmëri

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë goditi lindjen e largët të Rusisë, pranë Gadishullit Kamchatka, duke shkaktuar alarme për cunami në të gjithë Oqeanin Paqësor. Evakuime po zhvillohen në Japoni, Hawaii dhe në disa zona të Bregut Perëndimor të SHBA-së.

Rajoni Sakhalin shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kuril, ku u filmuan valë cunami që përmbytën një qytet port. Kryebashkiaku lokal deklaroi se banorët kishin një orë për t’u evakuuar dhe u vendosën në zona të sigurta.

Valë deri në 4 metra u raportuan në Kamchatka, ndërsa 30 cm në Hokkaido të Japonisë. Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje për kujdes dhe gatishmëri ndaj çdo paralajmërimi për cunami. Sipas agjencisë TASS, disa persona janë plagosur dhe priten lëkundje të tjera të forta.