Rama: U hap aplikimi për universitetet, afati deri më 3 gusht – deri në 10 degë për maturantët

Janë hapur zyrtarisht aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitetet publike në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se portali ualbania.al është aktiv dhe do të qëndrojë i hapur deri më datën 3 gusht 2025, duke u dhënë mundësi maturantëve të aplikojnë pa nxitim.

Secili maturant ka të drejtë të përzgjedhë deri në 10 programe studimi, sipas rezultateve dhe preferencave të tij. Aplikimi është kusht për të vijuar më tej me procesin e përzgjedhjes dhe regjistrimit për vitin akademik 2025–2026.

Kryeministri theksoi rëndësinë e përzgjedhjes me kujdes të degëve dhe shfrytëzimit të afatit në dispozicion.