
Operacioni i SPAK kundër drogës – Identifikohet personi i 7-të, Elidon Skëndaj, i kërkuar me tre identitete
SPAK ka zbardhur identitetin e personit të shtatë të përfshirë në një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.
I dyshuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, por njihet edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Sipas burimeve nga organet hetimore, ndaj tij është lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë Shqipërisë dhe mund të jetë strehuar aktualisht në Dubai, ku po kërkohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
Ky është një tjetër zhvillim në kuadër të hetimeve intensive të SPAK ndaj një grupi kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, pasuritë e të cilit janë gjithashtu nën hetim.