
Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në banesën ku qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandë
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur më 26 korrik, në lagjen nr. 1 të qytetit.
Policia e Sarandës bënë me dije se viktima, i identifikuar si O. J., është gjetur nga familjarët, ndërsa ndodhej në apartamentin ku ishte akomoduar gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërkohë që materialet janë referuar për vlerësim pranë Prokurorisë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.