
Lushnjë – Policia parandalon vjedhjen në Kishën Katolike, arrestohet autori në flagrancë
Policia e Lushnjës ka parandaluar në kohë një rast vjedhjeje në një objekt kulti në qytet.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen “Kongresi”, ku shërbimet e patrullës së përgjithshme konstatuan një shtetas brenda ambienteve të Kishës Katolike, duke tentuar të vidhte sende me vlerë.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasi B. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore