
Një aksident i rëndë është regjistruar sot në kthesën e Memaliajt, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një viktimë dhe të plagosur
Për pasojë, një fëmijë 7-vjeç ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë).
Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.