Zjarr në pyjet e Mamëzit, Kukës – flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrja e vështirë nga terreni

Kukës – Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, flakët përhapen nga era e fortë

Një vatër e madhe zjarri është përhapur me shpejtësi në pyjet e fshatit Mamëz në Kukës, duke përfshirë disa hektarë me dushqe. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa retë e dendura të tymit kanë mbërritur deri mbi qytetin e Kukësit.

Në terren janë angazhuar grupe të shërbimit zjarrfikës, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës, të cilët po përpiqen ta izolojnë zjarrin. Por terreni i vështirë nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse, ndaj ndërhyrja po bëhet me pompa shpine dhe mjete rrethanore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet janë në vendngjarje dhe po monitorojnë situatën