Marrëveshja me Italinë/ Shqiptarët përfitojnë pension edhe pa vite të plota pune në një shtet

Marrëveshja për pensionet – Si mund të përfitojë një shqiptar nga Italia, edhe pse ka jetuar në Shqipëri

Nga 1 korriku 2025 ka hyrë në fuqi marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke të periudhave të sigurimeve shoqërore, duke u dhënë mundësi shqiptarëve që kanë punuar në të dy vendet të përfitojnë pension.

Kjo marrëveshje zgjidh një boshllëk ligjor që ka penalizuar për vite mijëra emigrantë, duke lejuar bashkimin figurativ të viteve të punës në të dy shtetet – edhe nëse në asnjërin nuk është arritur minimumi i viteve të kërkuara.

Në Itali, duhen minimalisht 20 vite kontribute për pension.

Në Shqipëri, minimumi është 15 vite.

Me marrëveshjen, këto vite mund të bashkohen për të përmbushur kushtet e pensionit në secilin vend.

Qytetarët që kanë kontribuar në sistemin italian duhet të kenë punuar të rregullt dhe të kenë paguar kontribute pranë INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore). Mosha për pension: 67 vjeç në Itali, ndërsa në Shqipëri është 65 për burrat dhe rreth 61.8 për gratë (në vitin 2025).

Kjo risi i hap rrugë një kategorie të gjerë emigrantësh që deri tani nuk kishin të drejtë për pension, pavarësisht viteve të jetës dhe punës në emigracion