Konflikt në Llakatund, plagoset me thikë një 24-vjeçar – autori në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në fshatin Llakatund të Vlorës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një të riu.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi E. M., 24 vjeç, është goditur me mjet prerës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si shtetasin G. Rr., 25 vjeç, dhe është vënë në ndjekje të tij, duke vijuar krehjen e zonës.

Grupi hetimor është në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.