Shperthen bombola e gazit ne FIER, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë pasdite në një banesë në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit, duke shkaktuar panik dhe flakë të fuqishme.

Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mundur të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarrit në banesat përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Fqinjët kanë reaguar me shpejtësi, duke ndërhyrë fillimisht me mjete rrethanore deri në mbërritjen e zjarrfikësve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.