
Kryeministri Edi Rama ka komentuar dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë e vendit, duke i cilësuar si një domosdoshmëri për të rigjallëruar administratën vendore dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Kryeministri bëri të ditur se është hapur një proces për përfshirjen e të rinjve që duan të kandidojnë për pozicione drejtuese në bashki, duke e parë këtë si një hap për të sjellë energji të re dhe profesionalizëm në administratën vendore.
Edi Rama: Dorëheqjen e drejtorëve janë një domosdoshmëri për t’i dhënë një impuls bashki dhe shkundur mekanizmat e topitura dhe adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhetin por me përkushtimin, Vlora është shembulli konkret. Është hapur një proces për të ftuar të rinjtë për të kandiduar të jenë drejtuesit e ri të Bashkisë Vlorë.