Parkimi në Fier i mbyllur prej një muaji, Qytetaret ankohen per mungese vendesh dhe trafik te renduar

Screenshot

Parkimi në Fier i mbyllur prej një muaji, qyteti në kaos: Qytetarët ankohen për mungesë vendesh dhe trafik të rënduar

Fier – Mbyllja e parkimit publik në qendër të qytetit prej më shumë se një muaji ka sjellë një situatë kaotike në lëvizjen urbane dhe ka shkaktuar pakënaqësi të theksuar mes qytetarëve. Mungesa e alternativave për parkim ka bërë që shumë makina të qëndrojnë të parkuara në rrugë, duke bllokuar qarkullimin dhe rënduar ndjeshëm trafikun në zonat kryesore të Fierit.

Qytetarët shprehen se prej javësh po përballen me vështirësi të mëdha në gjetjen e një vendi parkimi, qoftë për të kryer punë të përditshme, qoftë për nevoja shëndetësore apo shërbime publike.

“As në lagje nuk gjejmë dot më vend. Të duhet të vërtitesh me minuta të tëra për të parkuar makinën, dhe në fund ose merr gjobë, ose detyrohesh të ecësh kilometra më këmbë,” – shprehet një qytetar.

Ndërkohë, mungesa e një njoftimi zyrtar dhe e një zgjidhjeje afatshkurtër nga autoritetet lokale ka shtuar konfuzionin. Sipas Bashkise Fier, shkak i mbylljes se parkimit eshtw bere difekti i sistemit kompjuterik te operatorit .