Mbytet aksidentalisht në një kanal vaditës një person në Cërrik

Një 65-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në fshatin Shtërmen të Cërrikut, ku dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si shtetasi G. B., rreth 65 vjeç. Trupi i pajetë është transportuar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në fshatin Shtërmen, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në një kanal vaditës, shtetasi G. B., rreth 65 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore”-thuhet në njoftimin e policisë.