
Londer -New York per 1 ore-
“The Sabre” – Avioni i së ardhmes do të fluturojë me Mach 5, pesëfishin e shpejtësisë së zërit!Projekti është pjesë e iniciativës “INVICTUS”, mbështetur nga ekspertiza britanike dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).Avioni do të ketë aftësinë të ngrihet si një avion i zakonshëm, por të udhëtojë në lartësi pranë orbitës, duke ofruar udhëtime ndërkontinentale në më pak se një orë, si për shembull Londër–Nju Jork.
Një revolucion i ri në teknologjinë ajrore po vjen me avionin “The Sabre”, i cili pritet të arrijë shpejtësinë Mach 5, ose rreth 6,400 km/h, duke kapërcyer çdo kufi aktual të udhëtimeve ajrore. Lajmi bëhet i ditur nga “The Sun”.
Ky avion hipersonik është projektuar të udhëtojë pesë herë më shpejt se zëri, duke e bërë të mundur për shembull fluturimin nga Londra në New York për më pak se një orë.
Projekti është zhvilluar nga inxhinierë britanikë që përdorin teknologji të avancuar motorike, të cilat përfshijnë sistemin revolucionar të ftohjes së ajrit përpara se të hyjë në motor, duke shmangur shkrirjen e komponentëve.
“The Sabre” nuk është vetëm një avion – është një hap gjigand drejt udhëtimeve hapësinore dhe kthimit në Tokë në kohë reale.