
Një tjetër ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës. Të shtënat janë regjistruar në lagjen nr. 4, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve paraprake, i lënduari është shtetasi Adil Veli, 54 vjeç, i cili mësohet se ka qenë më parë pjesë e forcave të policisë. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. Deri më tani, motivet e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta.