Sherr i dhunshëm në një klub nate në Palasë, identifikohen 2 “protagonistët”

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me konfliktin e dhunshëm të regjistruar në klubin e njohur në Palasë, “Lollipop”. Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj janë përplasur duke përdorur çdo gjë që u ka dalë para: gota dhe sendet që kishin pranë. Gjithçka nisi me një përplasje mes disa djemsh të cilët ishin të akomoduar te zona VIP e klubit të natës.

Papushi rezulton se është një person aktiv në fushën e biznesit ku ka një pikë këmbimi valutor dhe një biznes automjetesh. Nga ana tjetër Valter Përshpalaj është person me precedentë penale. Mësohet se ai ka qenë i përfshirë në një tjetër konflikt në vitin 2021.Në atë kohë Valter Pershpalaj u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë”.

Gjithashtu mësohet se ai përveç se ka precedentë penalë në vendin tonë, Përshpalaj ka qenë problematik edhe në Itali. Ai rezulton se në vitin 2015, ka marrë pjesë dhe në një vjedhje vile.