Permbyset zetori, humb jeten 62 vjecari, policia Fier jep detaje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me një mjet bujqësor.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi M. M., teksa po punonte në një tokë arë, dyshohet se mjeti bujqësor që po drejtonte është përmbysur aksidentalisht, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e saktë të aksidentit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
20 Korrik, 20:32 | Përditësimi: 20 Korrik, 20:32