Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi H. M., rreth 27 vjeç, ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte shtetasi S. Xh., 54 vjeç.

I dëmtuari u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë pak më vonë,

“Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.