Ligji për inspektimin/ Cilat janë 14 institucionet që do t’i nënshtrohen riorganizimit nga qeveria

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për riorganizimin e 14 institucioneve shtetërore me funksione inspektimi, në zbatim të ligjit të ri nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas këtij vendimi, institucionet që do të ristrukturohen janë:

  1. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
  2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit
  3. Agjencia Kombëtare e Pyjeve
  4. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
  5. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
  6. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
  7. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
  8. Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës
  9. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)
  10. Inspektorati Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore
  11. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor
  12. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
  13. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
  14. Instituti i Shëndetit Publik

Ky vendim është propozuar nga Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 3 të ligjit për inspektimin.

Qëllimi i reformës është unifikimi dhe standardizimi i praktikave të inspektimit për të ulur ngarkesën ndaj bizneseve dhe për të forcuar kontrollin institucional