“Nuk i besoj askujt”/ Trump: Jam i zhgënjyer nga Putin, por nuk kam mbaruar ende me të

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga Vladimir Putin, por nuk ka përfunduar ende me të. Në një intervistë telefonike për BBC, Trump u pyet nëse i besonte liderit rus dhe tha:

“Nuk i besoj pothuajse askujt.”

Intervista u zhvillua disa orë pasi Trump njoftoi planet për të dërguar armë në Ukrainë dhe për të vendosur tarifa të ashpra ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditësh.

I pyetur nëse atentati ndaj tij e kishte ndryshuar, Trump u shpreh:

“Nuk më pëlqen të mendoj nëse kjo më ka ndryshuar mua. Duke u ndalur tek kjo, mund të më ndryshojë jetën.”

Presidenti, sapo takoi në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, Mark Rutte, dhe theksoi gjatë intervistës se zhgënjimi ndaj Putinit ishte i thellë, por marrëdhënia nuk ishte mbyllur:

“Jam i zhgënjyer me të, por nuk kam mbaruar me të.”

I pyetur si do e bindte Putinin për të ndalur luftën në Ukrainë, Trump u përgjigj shkurt:

“Po punojmë për këtë, Gary.”