
Monedha europiane euro vijon rënien në raport me lekun. Sipas kursit të këmbimit valutor të ditës së sotme, euro blihet me 97.2 lekë dhe shitet me 98 lekë.
Edhe dollari amerikan ruan të njëjtat nivele si një ditë më parë. Ai blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.
Paundi britanik ka shënuar rënie të lehtë: blihet me 111.8 lekë dhe shitet me 113 lekë.
Ndërkohë franga zvicerane mbetet stabël: blihet me 103.8 lekë dhe shitet me 104.8 lekë.
📉 Kursi i këmbimit po ndikohet nga faktori sezonal, veçanërisht gjatë muajve të verës, ku rritja e qarkullimit të valutave sjell forcim të lekut në treg.