
Në vijim të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria për ndalimin e ndërtimeve pa leje, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë një paralajmërim të fortë: Çdo ndërtim pa dokumentacion të rregullt nuk do të ketë akses në rrjetin e energjisë elektrike.
OSHEE thekson se është angazhuar maksimalisht për të kontribuar në luftën kundër paligjshmërisë në ndërtim, duke ndaluar kategorikisht lidhjet e reja për objektet që nuk plotësojnë kriteret ligjore.
Kontrolle të rrepta do të ushtrohen mbi të gjitha kërkesat për lidhje të reja, për të penguar çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.
Mesazhi është i qartë: Ndërtimet pa leje jo vetëm do shemben, por nuk do kenë as energji elektrike