Aksident në Shkodër – 57-vjeçari humb kontrollin dhe përplas motomjetin, një i plagosur

Një aksident rrugor u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shelqet, Shkodër, ku një 57-vjeçar humbi kontrollin mbi automjetin e tij dhe u përplas me një motomjet.

Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., 57 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timonin rreth orës 07:40, duke përplasur motomjetin që drejtohej nga V. N., 66 vjeç, i cili mbeti i plagosur.

I lënduari është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.