Tragjedi në aksin Tiranë-Durrës: 19-vjeçari humb jetën, dy të plagosur nga dalja e makinës nga rruga

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Marikajt, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një 19-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 00:40, drejtuesi i mjetit, shtetasi D.D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, i cili për pasojë ka devijuar nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri E.B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër pasagjer, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.