SPAK ka finalizuar një nga operacionet më të mëdha të këtij viti në kuadër të procedimit penal nr. 177/2023, duke goditur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë dhe policisë.
Operacioni i shtrirë në 4 qarqe (Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë):
- 13 persona nën hetim
- 7 të arrestuar: A. Gj., V. R., A. A., M. Gj., J. (alias I) M., S. L., dhe E. D.
- 6 të shpallur në kërkim: K. M., D. H., E. R., L. L., S. M., L. Ç.
Akuza të rënda dhe sekuestrime masive
Personat nën hetim dyshohen për:
- Trafik ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në BE dhe Shqipëri
- Përdorim i aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” për komunikim kriminal
- Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, për zbutjen e dënimeve, kundrejt shumave që varionin nga 4,000 deri në 7,500 euro
- Shpërdorim detyre, përfshirë edhe zyrtarë të policisë që jepnin të dhëna nga sistemi TIMS
- Ndihmë për kalim të paligjshëm kufijsh, për 55 shtetas sirianë të ndaluar në det, me destinacion Italinë
Sasi të mëdha droge të sekuestruara (në 7 episode):
- 3.585 kg kokainë
- 701 kg kanabis
- 4.2 kg heroinë
Sekuestrohen gjatë kontrolleve:
- 5 automjete luksoze (Maserati, Porsche, Audi RS6, etj.)
- 38,970 euro cash
- 200 dollarë
- 8 celularë (disa të enkriptuar)
- Lëndë narkotike, dokumente, armë sportive dhe 40 fishekë
- Një zyrtar i policisë (E.D.) zbuloi të dhëna nga TIMS për trafikantët, në këmbim të favoreve
Policia dhe Europol në ndjekje të të arratisurve
Për 6 të dyshuarit në kërkim, të cilët ndodhen jashtë vendit, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare. Operacioni është zhvilluar me bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë ndihmën e autoriteteve franceze në dekriptimin e komunikimeve të kriminelëve në platformën “Sky ECC”.