
Vlorë – Vijon operacioni “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike dhe kontrollin e ligjshmërisë së aktivitetit të subjekteve private.
Në kuadër të këtij operacioni, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Policinë Bashkiake, kanë goditur një tjetër rast të zënies së paligjshme të hapësirës publike në vijën bregdetare.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në zonën e “Ujit të Ftohtë”, u konstatua se shtetasi F. B. kishte zënë një sipërfaqe publike, duke vendosur 35 çadra dhe 70 shezlongë pa leje, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Policia referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedim penal ndaj shtetasit F. B., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Operacioni “Plazhi i lirë” do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës, me synim lirimin e hapësirave publike, mbrojtjen e interesit qytetar dhe garantimin e plazheve të hapura për pushuesit