“Furtunë” në Policinë e Shtetit: Ilir Proda lëviz shefat e komisariateve në Tiranë, Kukës e Shkodër

Policia e Shtetit ka pësuar lëvizje të rëndësishme në radhët drejtuese këtë të premte, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda. Ndryshimet përfshijnë disa komisariate në Tiranë, si dhe në qytetet e Kukësit dhe Shkodrës.

Sipas burimeve zyrtare, janë zyrtarizuar këto emërime:

  • Idriz Daulle, nga Zëvendësdrejtor i Rendit në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
  • Besmir Qebini, deri më tani Shef i Komisariatit nr. 5, transferohet si Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
  • Bekim Lika, nga Kukësi, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
  • Ermal Kenaçi merr drejtimin si Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
  • Feliks Hoda është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Këto lëvizje vijnë në një kohë kur Policia e Shtetit është përballur me sfida të shumta në terren dhe hetime të ndjeshme që përfshijnë edhe zyrtarë të lartë. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se ristrukturimet kanë për qëllim forcimin e performancës dhe rritjen e përgjegjshmërisë në terren.