Tragjedi në Pogradec: Makina bie në liqen, humb jetën 34-vjeçari

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen. Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi A. B., 34 vjeç, ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.