Drejtonte trafikun e drogës në Breshia, Italia ekstradon nga Dubai një tjetër shqiptar të shumëkërkuar

Një tjetër shtetas shqiptar i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar droge është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Italisë. 44-vjeçari u arrestua në Dubai dhe u ekstradua në kuadër të operacionit të koduar “Tornado”, për llogari të drejtësisë italiane.

Ai ishte shpallur në kërkim që prej vitit të kaluar, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Breshias. Hetimet e Guardia di Finanza e identifikuan atë si një nga drejtuesit kryesorë të një organizate kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Arrestimi dhe ekstradimi u realizuan nga Interpol Roma me mbështetjen e Njësisë PEF – GICO dhe Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar të Italisë, në bashkëpunim me Ekspertin e Sigurisë të vendosur në Abu Dhabi.

I dyshuari u zbrit me pranga në aeroportin e Fiumicinos në Romë dhe tashmë ndodhet në duart e autoriteteve italiane, ku do të përballet me drejtësinë