
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme, më 8 korrik 2025, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.
Sipas informacioneve paraprake, një turist i huaj, që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një automjet. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor po merr dëshmitë e para dhe po kryen veprimet procedurale përkatëse.
Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik, ndërsa trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit rajonal për ekzaminim mjekoligjor.