
SHBA – Një përplasje e re mes dy figurave të fuqishme të skenës amerikane ka tronditur jo vetëm politikën, por edhe tregjet financiare. Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% gjatë orëve të para të mëngjesit së 7 korrikut, pas shpalljes së Elon Musk për krijimin e një partie të re politike amerikane.
Ky vendim i Musk shkaktoi një reagim të fortë nga presidenti aktual, Donald Trump, i cili në një postim në platformën e tij “Truth Social” e quajti Musk një “tren të rrëmuar që po del jashtë kontrollit”.
“Ajo që po bën Musk është një sulm ndaj stabilitetit politik të vendit dhe një përçarje e panevojshme”, – tha Trump. Në një deklaratë tjetër nga bordi i avionit presidencial Air Force One, ai e cilësoi iniciativën politike të Elon Musk si “qesharake” dhe paralajmëroi se krijimi i një partie të tretë mund të mbjellë vetëm konfuzion në skenën elektorale amerikane.
Megjithëse pas rënies fillestare aksionet e Tesla-s patën një rikuperim të pjesshëm, ato sërish hapën me humbje të ndjeshme në bursë, duke regjistruar humbjen më të madhe ditore që prej 5 qershorit – një tjetër datë ku tensionet mes Musk dhe Trump ishin ndezur publikisht.
Tensionet mes dy miliarderëve duket se po marrin një trajtë gjithnjë e më politike, me pasoja të dukshme në tregjet globale.