Lirohet nga burgu Ervin Salianji, Gjykata e Fierit pranon kërkesën për lirim me kusht pas raportit pozitiv të Shërbimit të Provës

Fier, 8 Korrik 2025 – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Noel Veizi, pas shqyrtimit të raportit të Shërbimit të Provës, i cili ishte pozitiv dhe mbështeste lirimin e parakohshëm të Salianjit. Kërkesa u mbështet gjithashtu edhe nga prokurori i çështjes, Genci Mane.

Salianji ndodhej në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për veprën penale të “kallëzimit të rremë”, në lidhje me çështjen e njohur si “dosja Babale”.

Me këtë vendim, Salianji pritet të kalojë pjesën e mbetur të dënimit në liri me kusht, nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës.