Fier/ Dhunë fizike, vdekje nga helmimi dhe vjedhje në lokal – tre ngjarje nën hetim nga Policia

Fier/Ngjarje të ndryshme kriminale janë regjistruar në Fier dhe Roskovec, ku Drejtoria Vendore e Policisë ka nisur hetimet për disa raste të veçanta që kanë ndodhur ditët e fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasve F. H., 27 vjeç dhe R. Xh., 28 vjeç, të dy banues në Roskovec. Dy të rinjtë dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një shtetas 54-vjeçar.

Ndërkohë, po në Fier, është regjistruar një rast tragjik. Shtetasi Xh. G., 25 vjeç, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Policia ka referuar materialet për këtë rast në Prokurori dhe po heton shkaqet që çuan në këtë akt fatal.

Ndërsa në Mallakastër, më datë 05.07.2025, shtetasi Sh. Sh., 57 vjeç, ka kallëzuar se gjatë natës i është vjedhur lokali në fshatin Aranitas. Nga lokali janë marrë disa steka cigaresh dhe një shumë parash. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Të gjitha rastet janë nën hetim dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit për veprime të mëtejshme

Avatar photo
Arveni Avdulaj
7 July, 09:56 | Përditësimi: 7 July, 09:56