
Një sherr mes tre të rinjve ka përfunduar me të shtëna arme dhe plagosjen e një 35-vjeçari në zonën e “Shkafanës” në Durrës.
Sipas burimeve zyrtare, i plagosuri, shtetasi me iniciale M.J., ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorët e dyshuar të ngjarjes janë larguar menjëherë nga vendi i krimit.
Policia bën me dije se pas hetimeve paraprake, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas, ndër ta edhe A.D., 35 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjatë konfliktit për motive ende të paqarta.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.