Tiranë/ Range Rover përplaset me motor te ish-Stacioni i Trenit, plagoset lehtë drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në kryqëzimin pranë Bulevardit të Ri, te ish-Stacioni i Trenit.

Një automjet tip Range Rover është përplasur me një motor, mbi të cilin ndodhej vetëm drejtuesi. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime të lehta në këmbë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Fatmirësisht, aksidenti nuk ka sjellë pasoja të rënda për jetën.