
Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në ambientet e Bashkisë së Vlorës, janë dorëhequr pothuajse të gjithë drejtuesit kryesorë të këtij institucioni. Në total, 21 drejtues të drejtorive të ndryshme kanë firmosur dorëheqjen, duke shënuar një “shkrirje” të plotë të strukturës aktuale drejtuese në një nga bashkitë më të rëndësishme të vendit.
Më poshtë është lista e plotë e drejtuesve që janë larguar nga detyra:
- Zambak Selmanaj – Drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikës
- Olsi Durrolli – Drejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë
- Dorjan Demiri – Drejtor i Përgjithshëm Juridik
- Kozma Mali – Drejtor i Financave
- Jovan Jaupaj – Drejtor i Aseteve
- Arlinda Tepelena – Drejtore e Turizmit
- Dorjan Xhelili – Drejtor i NSHP
- Francesko Tozaj – Drejtor i Pastrimit
- Endri Rrokaj – Drejtor i Gjelbërimit
- Anila Hitaj – Drejtore e Shtëpisë së Foshnjës
- Irena Stasa – Drejtore e Shërbimeve Sociale
- Elida Grabova – Drejtore e Qendrës për Personat me Probleme Mendore
- Lorela Ballaj – Drejtore e Qendrës për Fëmijët me Aftësi të Veçanta
- Sokol Kananaj – Drejtor i Tatimeve
- Ardian Vreshtazi – Drejtor i Emergjencave Civile
- Sokol Toto – Drejtor i Teatrit “Petro Marko”
- Genci Demiraj – Drejtor i Pallatit të Kulturës
- Laura Brinja – Drejtore e Burimeve Njerëzore
- Igli Zahaj – Drejtor i IMT (i dorëhequr më herët)
- Emiljano Ismalili – Drejtor i Policisë Bashkiake (i dorëhequr më herët)
- Elona Merkaj – Drejtore e Pallatit të Sportit
Kryeministri Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për çdo drejtues, ndërsa ka porositur që të përgatiten emrat e rinj për zëvendësimet, bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat lokale të Partisë Socialiste në qytetin bregdetar.
Ky zhvillim konsiderohet një sinjal i qartë për riorganizimin dhe rritjen e përgjegjshmërisë administrative në sezonin turistik dhe përtej.