Kredi me firmë false, “Raiffeisen Bank” kërkon paratë nga personi i gabuar – qytetari e nxjerr zbuluar me prova zyrtare

Kredi me firmë false, “Raiffeisen Bank” kërkon paratë nga personi i gabuar – qytetari e nxjerr zbuluar me prova zyrtare

Një tjetër skandal financiar me kredi të marra me dokumente të falsifikuara është zbuluar së fundmi, këtë herë në qendër të akuzave është Raiffeisen Bank, e cila i ka kërkuar një qytetari të paguajë një kredi që nuk e ka marrë kurrë.

Sipas dokumenteve zyrtare dhe ekspertizës së policisë shkencore, bëhet fjalë për një kredi biznesi që është marrë nga një ortak i qytetarit K.Ç., pa dijeninë dhe pa firmën e tij. Së bashku me bashkëshorten, ata kanë provuar përmes disa analizave zyrtare se firmat e tyre ishin falsifikuar.

Skandali është bërë publik pasi banka, në vend që të kërkonte detyrimin nga kredimarrësi i vërtetë, i është drejtuar qytetarit të paditur për shlyerje të detyrimit, pavarësisht se ky i fundit nuk kishte asnjë lidhje me marrjen e kredisë.

Rasti lidhet me shoqërinë “S. P.” SHPK, themeluar në vitin 1994, ku shtetasi K.Ç. ishte një nga tre ortakët. Njëri prej tyre, duke shfrytëzuar të dhënat dhe firmat e falsifikuara, ka përfituar kredinë, e cila më vonë u kthye në një makth ligjor dhe financiar për një qytetar që nuk kishte asnjë faj.

Dy bashkëshortët fituan betejën ligjore ndaj bankës, duke e detyruar atë të tërhiqet pas provave të pakundërshtueshme, por rasti ngre alarmin për kontrollet dhe përgjegjësinë e bankave në verifikimin e dokumentacionit, sidomos në kreditë e biznesit.

Sa raste të tjera mund të fshihen pas mungesës së kontrollit? Shteti duhet të marrë masa për të parandaluar praktika të tilla abuzive, që vënë në rrezik të pafajshmit.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
4 Korrik, 07:33 | Përditësimi: 4 Korrik, 07:33