Kërcënimi i Ramës sjell dorëheqje në grup: Drejtorët e Bashkisë Vlorë largohen nga detyra

Vlora tronditet nga dorëheqje masive në Bashki, pas një takimi kritikues të kryeministrit Edi Rama me strukturat lokale. Gjatë mbledhjes së zhvilluar një ditë më parë, Rama ka shpërthyer në kritika për performancën e dobët të institucionit në menaxhimin e sezonit turistik, duke i kërkuar hapur kryebashkiakut Ermal Dredha shkarkimin e të gjithë drejtorëve.

Si pasojë e këtij presioni, të gjithë drejtorët e Bashkisë Vlorë kanë dhënë dorëheqjen, një proces që ka nisur menjëherë pas takimit dhe vijon edhe sot për ata që nuk janë larguar ende nga detyra.

Burime nga brenda strukturave vendore bëjnë të ditur se Rama i ka tërhequr fort vëmendjen kryebashkiakut Dredha për dështimet në menaxhimin e shërbimeve dhe imazhit të qytetit në kulmin e sezonit.

Kryeministri ka ndërhyrë edhe në drejtimin politik të Partisë Socialiste në Vlorë, ku ka komanduar Klevis Kason dhe Eriona Ismailin si drejtues të rinj të PS-së në qytetin bregdetar, duke sinjalizuar një rilindje të thellë politike dhe administrative në këtë bastion socialist.