
Heraklion, Greqi / Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Heraklionit, duke tronditur banorët dhe kalimtarët që u ndodhën pranë vendit të ngjarjes. Një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë goditi për vdekje një motoçikletë, duke e marrë zvarrë për disa metra dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas mediave greke, drejtuesi i motoçikletës është përplasur me forcë dhe është hedhur disa metra përpara në asfalt. Pavarësisht goditjes së rëndë, ai ishte ende i vetëdijshëm në momentin e mbërritjes së ndihmës së parë.
Mjekët e ambulancës EKAB e transportuan menjëherë të plagosurin drejt spitalit universitar PAGNI, ku po i nënshtrohet trajtimit mjekësor. Ende nuk janë dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa autoritetet po kërkojnë identifikimin e autorit të ngjarjes.
Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar autorin e aksidentit, ndërkohë që kamerat e sigurisë në zonë pritet të ndihmojnë në identifikimin e mjetit dhe shoferit që u largua në mënyrë të paligjshme. Rasti ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku qytetarët kërkojnë ndëshkim të menjëhershëm për autorin dhe masa më të forta për sigurinë rrugore.
Ngjarja vjen në një kohë kur numri i aksidenteve në Greqi është në rritje, veçanërisht në zonat urbane, ku shpejtësia dhe pakujdesia po bëhen shkaqe të përsëritura tragjedish në